CEZ-i le pa punë “Albpetrol”-in
ka 6 milionë dollarë detyrime

CEZ-i le pa punë “Albpetrol”-in<br />ka 6 milionë dollarë detyrime
TIRANE - CEZ Shpërndarje njoftoi dje se i ka ndërprerë energjinë shoqërisë Albpetrol. Shkak për një ndërprerje të tillë është bërë detyrimi prej 6 milionë dollarësh që shoqëria e naftës i ka CEZ Shpërndarjes. Në një deklaratë për mediat, CEZ Shpërndarje thekson se ka njoftuar Albpetrol-in për detyrimet, si dhe afatin e shlyerjes, duke zbatuar ndaj tij të njejtin standard që përdor me gjithë debitorët e tjerë.

Dy ditë më parë, kompania e energjisë elektrike nënshkroi një marrëveshje me Policinë e Shtetit, duke kërkuar prej saj asistencë në ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, çka u cilësua si fillimi i një fushate ndërprerjesh për vjedhësit e linjave të energjisë.

Ndërkohë, deri tani, CEZ është marrë kryesisht me largime të punonjësve nga puna, kryesisht drejtues në administratën e saj qendrore, të cilët kanë ngritur padi civile kundër drejtuesve të rinj, të caktuar nga Enti Rregullator i Energjisë, duke kërkuar anulimin e aktit administrativ të pushimit nga puna ose një shpërblim në masën 12 muaj pagë.

Nga ana tjetër, CEZ ende nuk ka arritur të vendosë praktikën e deritanishme të shërbimit të faturave të energjisë nëpërmjet internetit për klientët e tij, që lehtësonte së tepërmi këta të fundit, të cilët mund të kryenin pagesën me bankë, duke iu referuar faturave elektronike. Ndërkohë, shumica e klientëve edhe ditën e djeshme nuk kishin marrë as faturat e printuara për konsumin gjatë muajit shkurt.

Albpetroli, pas dështimit të privatizimit, ndodhet sërish përballë problemeve jo të vogla financiare, ku borxhi ndaj CEZ-it është ndoshta më i vogli. Gjatë vitit të kaluar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një “gropë” financiare prej më se 5 miliardë lekësh të reja.

Nga ana e vet, CEZ-i ende nuk ka përcaktuar një strategji se si do të mbyllë gjithë detyrimet gjigande që ka ndaj KESH-it, etj, ndërkohë që institucionet shtetërore kanë nisur sërish të mos paguajnë faturat e energjisë.

Ndërprerja e energjisë për ujësjellësit, debitorë të mëdhenj, shkaktoi heqjen e licencës nga ana e shtetit shqiptar për kompaninë CEZ Group, që zotëronte paketën kontrolluese të ndërmarrjes unike të shpërndarjes së energjisë.

Ndërkohë, tani, me administrator shtetin, të përfaqësuar nga Sahit Dollapi, CEZ ka filluar të penalizojë edhe ndërmarrje të tjera me pronar shtetin, që ndodhen në një zinxhir borxhesh e detyrimesh të ndërsjellta financiare.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.03.2013

Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë