“Menaxheri do të mbajë shënim mbi procesin e punës duke krahasuar në fund të dhënat me ato të lexuesit. Në fund të muajit shkurt, do të bëhet një analizë e përgjithshme mbi situatën, duke u bazuar mbi shënimet e menaxherëve përkatës. Kompania CEZ Shperndarje ështe e vendosur në masat që do të merren deri dhe në zëvendësimin e punonjësve që rezultojnë të jenë problematikë dhe të korruptuar me punonjës të rinj. Ky projekt gjithashtu ndihmon në kontrollin mbi saktësinë e PDA-së që përdoret për leximin e matësave të energjisë elektrike” thuhet në njoftimin e CEZ.
Rreth 40% e ankesave që vijnë nga abonentët janë ankesa që kanë të bëjnë me pretendime për pasaktësi në leximin e matësave. Në rreth 70% të ankesave për mbifaturim vërtetohet që pretendimi i klientit nuk është i saktë. 50% e ankesave për faturim të pretenduara gabim, janë për periudhën 2007 dhe 2008. CEZ Shpërndarje është plotësisht e angazhuar për t’ju ofruar klientëve të saj një shërbim sa më cilësor dhe të drejtë, thuhet në deklaratën për shtyp të CEZ.
(sg/shqiptarja.com)