TIRANE- Në zonat informale në kryeqytet kompania ÇEZ-Shpërndarje regjistron humbjet më të mëdha të energjisë elektrike në rrjet dhe vjel arkëtimet më të pakta. Sipas kompanisë ÇEZ Shpërndarje në këto zona shumë nga qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike ose e përfitojnë atë falë lidhjeve të paligjshme. Shqiptarja.com ka arritur të zbuloj se këto humbje vijnë edhe si pasojë e abuzimit nga punonjësit e kësaj kompanie dhe kohës  që një qytetari i duhet për të bërë një lidhje të re elektike me kompaninë.

Rasti
Florian.S është banor në zonën e “Vilave Gjermane” në Tiranë. Prej më shumë se dy muajsh zotëria bëri një kërkesë pranë kompanisë ÇEZ-Shpërndarje për lidhjen e energjisë elektrike në banesën e tij të ndërtuar vitet e fundit. Shtëpia e këtij zotërie është në proçes legalizimi dhe për këtë z.Florian disponon të gjithë dokumentacionin e plotë. Duke mos dashur të operoj me të njëjtën zgjidhje si thuajse të gjithë banorët e zonës ky zotëri bëri një kërkesë pranë kompanisë për të bërë lidhjen e energjisë elektike dhe vendosjen e një matësi. Sipas Florianit, punonjësja e ÇEZ që e ka pritur ka kërkuar që ai të paguaj shumën standarte që duhet për një lidhje të tillë prej 15 000 lekë.

“Interesit tim për kohën që do ti duhej kompanisë për të sjellë punëtorët e saj për vendosjen e aparatit matës, zonja e ÇEZ-it me të cilën komunikova ju përgjigj me një reagim të shkurtër “3 000 lekë paguaj dhe dosja jote trajtohet me përparsi”, shprehet Floriani për Shqiptarja.com. Argumenti që kjo punonjëse i kishte bërë zotërisë në fjalë ishte se kundrejt kësaj pagese eprori i saj do ti jepte përparsi dosjes.

“Sipas punonjëses së ÇEZ-it, ajo do të ndërmjetësonte me drejtorin për shkak se çështja ime ishte e vështirë pasi banesa që unë jetoj është në proçes legalizimi”, tregon për Shqiptarja.com Floriani. Një tjetër shumë të cilën këtij qytetari i është dashur të paguaj është ajo e “gent-plani”, prej 4 000 lekësh. Edhe për këtë çështje garant ka dal punonjësja e ÇEZ, e cila ka marrë përsipër që në mungesë të një specialisti elektik  të gjetur nga zotëria atë ta realizonte punonjësja e ÇEZ-it.

Edhe pse Floriani i realizoi të gjitha këto pagesa prej j’u deshën më shumë se dy muaj që tre punonjës të kompanisë ÇEZ-Shpërndarje të vinin për lidhjen e energjisë elektrike. “Edhe pse ata shërbimin duhet ta kryejnë falas edhe për ta më është dashur të paguaj edhe nga 500 lekë, ndërkohë që prej tyre më është ofruar edhe një lidhje e jashtë-ligjshme kundrejt një shume prej 5 000 lekësh”, tregon për Shqiptarja.com Florian.S

Kompania ÇEZ-Shpërndarje i është hequr liçenca që prej janarit 2013, dhe gjithmonë kompania ka deklruar humbje të mëdha në rrjet dhe arkëtime të ulta. Për shkak të këtyre mungesave financiare ÇEZ, shpesh herë është akuzuar për mbifaturime nga qytetarët. Zonat informale janë edhe më problematiket për mbledhjen e detyrimeve të energjisë elektrike, por edhe për shkak të abuzimeve që bëhen nga vetë punonjësit e kësaj kompanie.

Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)