Kërkesa është paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ndërsa lajmi konfirmohet nga vete kompania, e cila bën me dije se ka informuar zyrtarisht qeverinë shqiptare për nismën e ndërmarrë.
Kompania shqiptare tashmë është përjashtuar nga kompania qendrore në Ceki, pranda performanca e kompanisë nuk ka ndonjë efekt në rezultatet e përgjithshme të CEZ Group.
Procedurat e arbitrazhit janë iniciuar formalisht, megjithatë, nuk përjashtohet një zgjidhje potenciale jashtë-gjyqësore në mes të palëve.
Kompania çeke CEZ privatizoi sistemin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri në vitin 2009, kundrejt një pagese prej 102 milionë eurosh për 76 për qind të aksioneve. Por më 21 janar 2013 ERE i hoqi licencën me argumentin se kishte shkelur kushtet e kontratës.
Enti rregullator Rregullatori më pas emëroi administrator Sahit Dollapin, i cili ka marrë kontrollin e kompanisë nën mbikëqyrjen e rregullatorit.
ÇEZ-i ka ndërmarrë hapa për të përgatitur një arbitrazh kundër shtetit shqiptar mbi dëmet, si pasojë e investimeve të dështuara, që llogaritet në shumën 5 miliardë korona çeke.
"Shqiptarja.com"