Mesa duket CEZ nuk ka kursyer as OSBE-në sa i përket energjisë elektrike. OSBE zhvilloi nje takim me 60 të rinj nga Shkodra, Kukësi, Lezha, Puka dhe Korça, në ambientet e Hotel Sheraton në sallën Ilyria.

Takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të projektit për edukimin e të rinjve si dhe  për njohjen e institucioneve demokratike në vendin tonë.

Dritat kanë munguar për rreth 5 minuta, derisa stafi i hotelit aktivizoi gjenareatorin, ndërsa ngjitur me sallën ku po zhvillohej aktiviteti i OSBE, po mbahej një aktivitet mjaft i rëndësishëm, pikërisht ai i kryeministrit Rama me komisionerin Fyle.