CEZ përsërit marrëveshjen
me Policinë kundër vjedhësve

CEZ përsërit marrëveshjen<br />me Policinë kundër vjedhësve
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe kompania CEZ Shpërndarje, tashmë me menaxhim të ri shqiptar, kanë nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi për të ndërprerë të gjitha lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike nga qytetarët, si dhe për të çuar për ndjekje penale të gjithë personat apo subjektet që vjedhin energjinë nga sistemi i shpërndarjes.

“Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, do të bashkëpunojmë me plane masash të përbashkëta, të Policisë dhe CEZ-it, për ndalimin dhe parandalimin e vjedhjeve dhe furnizimit në mënyrë ilegale të energjisë”, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

“Pas këtij pakti, ne i jemi kthyer një bashkëpunimi tradicional, por të lënë pas dore në tre vitet e fundit. Ne do të ruajmë standardin se do të furnizohen me energji vetëm ata qytetarë që paguajnë dhe jo ata që vjedhin”, ka thënë nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm i CEZ-it, Sahit Dollapi.

Në tre vitet e fundit nuk ka patur asnjë aksion të përbashkët për të ndaluar vjedhjet e energjisë elektrike. Më parë CEZ kishte nënshkruar një marrëveshje të ngjashme.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013

Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë

Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë