‘CEZ’, rinis procesi gjyqësor ndaj dy ish-zyrtarëve çekë, ja prokurorja e re që do shqyrtojë dosjen

‘CEZ’, rinis procesi gjyqësor ndaj dy ish-zyrtarëve çekë, ja prokurorja e re që do shqyrtojë dosjen

CEZ

Pas më shumë se dy muaj bllokim ka rinisur procesi gjyqësor ndaj dy ish-zyrtarëve të Cez Shpërndarje, Josef Hysek dhe Jan Ivan, të akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje.

Këtë të martë në seancë u paraqit prokurorja e re e dosjes, Mirela Zalavani, ndërsa prej javësh ky proces shtyhej, pasi kishte mbetur pa përfaqësues nga akuza.

Hysek dhe Ivan nuk ishin të pranishëm, ndërsa avokati i tyre, Arben Rakipi, kërkoi shpalljen e pavlefshme të disa raporteve kontabël, pasi sipas tij, ato janë hartuar pa dijeninë e klientëve që ai mbron.

Dy shtetasit çekë janë nën akuzë, pasi sipas Prokurorisë shqiptare, në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn, i dënuar me mbi 11 vite burg, ata kanë falsifikuar bilancet e borxheve dhe nëpërmjet kompanisë DIA, të drejtuar nga Ismailaj, kanë përfituar vlera monetare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'