Në këtë kuadër, ajo i bëri apel qeverisë që të bashkëpunojë me qeverinë çeke në rrugëtimin e vendit tonë drejt BE, ndërsa shtoi se nuk duhet harruar që Çekia është një vend i Bashkimit Evropian. Ndër të tjera, Tomasova, u shpreh se inkurajon zhvillimin e sektorit të energjisë në Shqipëri, si një sektori i rëndësishëm për vendin.
"Besoj se në lidhje me këtë marëveshje ka pasur deklarime nga shumë pjesë të përfshira dhe janë bërë deklarata nga organizata të rëndësishme të cilat janë të përfshira në fushën e energjitikës në shqipëri. Ata i dinë shumë mirë sfidat që ka ky sektor , zhvillimi i tij dhe përpiqen ta zhvillojnë këtë sektor. Nga ana bilaterale mund të themi se kjo ka ndikim negativ në këtë bashkëpunim dhe nuk e favorizon situatën. Qëndrimi i ambasadës ceke u publikua dhe besojmë se nëse të dyja qeveritë duan të kenë marrëdhënie bashkëpunimi duhet të kenë frymë miqësore dhe të afërta me njëra tjetrën. Çekia është anëtarë e BE dhe Shqipëria aspiron për tu bërë anëtare dhe mendoj se disa nga cështjet themelore që synon BE është fryma e bashkëpunimit mes qeverive.Unë besoj se një frymë bashkëpunimi për këtë proces që ka nisur do të arrihet dhe shpresoj në marrëdhënie të mira bilaterale." theksoi ambasadorja Tomasova.
Në fjalën e saj, ambasadorja çeke u ndal edhe tek reforma territoriale dhe tek presionet e opozitës me bojkot të zgjedhjeve, ku sërish iu drejtua me një apel opozitës. Sipas saj reforma territoriale është një nga reformat më të rëndësishme në Shqipëri ndaj edhe opozita duhet të jetë e pranishme në takimet e zhvilluar në mënyrë që të ketë një sukses më tej.
"Reforma territoriale është një nga reformat që ishte e domosdoshme për tu ndërmarë në shqipëri, ajo do lehtësojë shpenzimet administrative dhe do sigurojë shërbime më të mira për qytetarët.Ka qenë një proces shumë i gjatë konsultimesh dhe trupi monitorues është anguzhuar gjatë në këtë çështje. Opozita shpesh është ftuar disa herë për të marë pjesë në grupin parlamentar lidhur me këtë çështje dhe sigurisht opozita me dëshirën e saj vendosi që të mos marë pjesë në këtë sesion në qershor. Besoj se reforma territoriale do zbatohet në mënyrë të suksesshme dhe do të ndiqet nga decentralizimi. Shpresoj se opozita ka kohë deri atëhere dhe ajo do të gjejë një mënyrë për të marë pjesë në zgjedhjet se pse njerëzit janë të interesuar të vendosur për këtë." tha Tomasova
Ambasadorja Tomasova ka dhënë deklaratën teksa ka zhvilluar një takim kortezie në Bashkinë e Korçës me kryebashkiakun Sotiraq Filo.
Marrëveshja e arritur nga qeveria me CEZ që konsiston në pagesën e një shume prej 95 milionë eurosh, duke shmangur kështu rastin e një arbitrazhi ndërkombëtar, ka ndezur debate mes mazhorancës dhe opozitës. Sipas PD, qeveria i ka falur para CEZ, pasi në rast të arbitrazhit ndërkombëtar, Shqipëria do të dilte e fituar. Nga ana tjetër qeveria ka theksuar se kjo marrëveshje i jep fund konfliktit me CEZ, dhe synon zhvillimin e sektorit të energjisë. Jo vetëm kaq, por sipas qeverisë janë zbuluar edhe abuzimet e kryera nga qeveria e mëparshme, në një shifër prej 270 milionë eurosh, gjatë kohës që CEZ adminstrohej nga qeveria.
Vetë ndërkombëtarët, si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë vlerësuar marrëveshjen e arritur i zgjidhjen më të mirë përmes konsensusit. Javën e kaluar BB i dha hua Shqipërisë, 150 milionë euro për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)