CEZ, transformator për 10 komuna
dhe 20 mijë banorë të Gjirokastrës

CEZ, transformator për 10 komuna<br />dhe 20 mijë banorë të Gjirokastrës
GJIROKASTËR - Nga ora 14.30 deri në orën 21.00 janë lajmëruar se do jenë pa energji komunat Qendër, Lunxhëri, Cepo, Picar, Odrie, Lazarat, Zafgori, Dropull, Pogon, Asim Zeneli në Gjirokastër.
 
Kjo pasi CEZ Shpërndarje ka nisur në këtë zonë punimet për fuqizimin e nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër me rritjen e kapacitetit për dy transformatorë. Konkretisht po punohet për montimin e një trasformatori 20MVA.
 
Administratori i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi, u shpreh se garanton përfundimin e shpejtë të punimeve. “Fuqizimi i nenstacionit eliminon ndërprerjet e energjisë dhe përmirëson cilësinë e furnizimit me energji”, shtoi Dollapi.

Sipas tij, “nga ky investim përfitojnë 20 mijë abonentë familjarë dhe biznese në Gjirokastër, Dropull, Lunxhëri etj. “Kemi gati projektin për futjen e Gjirokastrës në rrjetin 20 kv. Presim vetëm miratimin nga ERE”, u shpreh Dollapi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë