KUKES - I gjithë Kukësi dhe Hasi kanë mbetur pa energji elektrike pasi 500 banorë të Komunës Shtiqën kanë vendosur të zaptojnë nënstacionin elektrik të Rexhepaj duke ndërprerë furnizimin në shenjë proteste pasi CEZ i ka lënë pa drita sepse nuk paguajnë.
Banorët u ankuan se ky vendim i sotëm i CEZ është i qëllimshëm dhe vjen një ditë para festës tradicionale të Gjallicës.
Për hakmarrje, ata kanë vendosur që të lënë pa drita edhe të gjithë banorët e pafajshëm të Kukësit dhe Hasit duke ulur të gjitha levat e nënstacionit elektrik.
Sikur të mos mjaftonte lënia e një qarku të tërë në errësirë, banorët e Komunës Shtiqën më pas, rreth orës 21:00, kanë bllokuar edhe Rrugën e Kombit në të dy krahët e lëvizjes.
Kjo ka krijuar probleme të shumta dhe situata është ndezur pasi nuk kanë munguar konfliktet me shoferët e automjeteve të bllokuara në rrugë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com