Pas nisjes së luftës në Gaza shumë vëzhgues kanë shprehur frikën për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, e tani më shumë frika është rritur pas sulmit në një bazë ushtarake të natos në Jordani.
Çfarë dihet deri më tani sipas CNN:
-Frika për një luftë më të gjerë: Vdekja e ushtarëve është e para në radhët e Ushtrisë Amerikane në Lindjen e Mesme që nga nisja e luftës në Gaza. Presidenti amerikan Joe Biden u zotua se përgjegjësit do të marrin ndëshkimin e merituar. "Kohën dhe mënyrën do ta vendosim ne”.
-Sulmi vjen pas disa javësh që SHBA është angazhuar për të parandaluar përhapjen më të gjerë të konfliktit në rajon që prej nisjes së saj në Gaza.
-Sulmi ndodhi në Kullën 22 (Toëer 22), një bazë e vogël pranë kufirit me Sirinë. Forcat e Ushtrisë Amerikane në këtë bazë janë pjesë e një misioni “këshillo dhe asisto” me Jordaninë.
-Mbetet e paqartë përse mbrojtjet ajrore nuk arriti që të kapnte dronin.
-Detaje nga Shtëpia e Bardhë: Biden u njoftua për vdekjet mëngjesin e së dielës në Karolinën e Jugut, ku ndodhet për fushatën presidenciale.
Zv/presidentja Kamala Haris reagoi gjithashtu për sulmin, duke thënë se ajo dhe bashkëshorti janë të hidhëruar për humbjen e ushtarëve që u vranë në “një sulm nga grupet militante të mbështetura nga Irani”.
Ligjvënësit amerikanë bëjnë thirrje për sulme: Senatori Roger Wicker, një prej zyrtarëve kryesorë në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura në Senatin Amerikan, i bëri thirrje administratës Biden për sulme “të drejtpërdrejta” kundër objektivave iraniane dhe liderëve të tyre. Edhe senatori Mike Rogers kërkoi nga Biden të vërë para përgjegjësisë Iranin.
Sulmet e mëparshme: Së fundmi ka pasur shumë sulme mbi SHBA dhe forcat aleate në Irak dhe Siri, me dhjetëra të plagosur. Pentagoni më herët i ka klasifikuar këto sulme si “të vogla”, përveç plagosjes së rëndë të një ushtari amerikan në një sulm në Irak ditën e Krishtlindjes.
Lajmi kryesor: