Eduard Zaloshnja: Çfarë do të bëjë SPAK-u për 20 miliardë dollarë firot në 20 vjet?

Eduard Zaloshnja: Çfarë do të bëjë SPAK-u për 20 miliardë dollarë firot në 20 vjet?

Në shkrime të mëparshme kam llogaritur se, sikur evazioni fiskal në Shqipëri të kishte qenë në nivelin e Malit të Zi (e jo në nivelin e Danimarkës...), të ardhurat në Thesarin e Shtetit shqiptar do të kishin qenë 22% më të larta. Gjithashtu, duke iu referuar studimeve të Bankës Botërore, kam vlerësuar se 11% e parave që arrijnë të grumbullohen në Thesarin e Shtetit shqiptar, shpërdorohen më pas ose ndahen mes politikanëve apo zyrtarëve të korruptuar dhe korruptuesve të tyre.

Që lexuesi ta kuptojë magnitudën e shifrave të mësipërme, në këtë shkrim, po u kthehem 20 viteve të fundit, gjatë të cilave kanë qeverisur njerëzit më të pushtetshëm të Shqipërisë së tranzicionit: Nano, Meta, Berisha e Rama.

Në 20 vitet e fundit, Mali i Zi ka arritur të fusë në Thesarin e Shtetit një përqindje më të lartë të Prodhimit të Brendshëm Bruto të tij se sa Shqipëria, edhe pse sistemi fiskal, ekonomia, gjeografia dhe historia e të dy vendeve janë mjaft të ngjashme. Kjo do të thotë se evazioni fiskal është më i ulët në fqinjin tonë verior.

Shprehur në dollarë, mund të thuhet që, nëse do të kishim ulur nivelin e evazionit fiskal deri tek ai i Malit të Zi fqinj, në Thesarin e Shtetit shqiptar, në 20 vitet e fundit, do të kishin hyrë rreth 13 miliardë dollarë më shumë seç kanë hyrë faktikisht.

Nga ana tjetër, edhe disa përqind të atyre parave që kanë arritur të hyjnë në Thesarin e Shtetit tonë, janë shpërdoruar ose janë ndarë mes politikanëve apo zyrtarëve të korruptuar dhe korruptuesve të tyre. Nëse përdorim përqindjen mesatare të vendeve në zhvillim (të llogaritur nga Banka Botërore), i bie që në 20 vitet e fundit, gropa e shpërdorimeve dhe e korrupsionit të ketë thithur edhe rreth 7 miliardë dollarë të tjerë (gjatë kryerjes së shpenzimeve buxhetore).

Pra, gjithsej, kostoja e abuzimeve ka qenë rreth 20 miliardë dollarë në 20 vjet, me një mesatare 1 miliard në vit.

Po ku kanë shkuar këta 20 miliardë dollarë, të ndarë në raportin 13 me 7?

Një pjesë e atyre 13 miliardëve që nuk kanë hyrë në Thesarin e Shtetit, kanë shkuar në xhepat e biznesmenëve të mëdhenj, që kanë kaluar mallra në doganë pa paguar taksat doganore, akcizat e TVSH-në, ose që i kanë paguar ato në një nivel më të ulët se sa duhej t’i paguanin. Kuptohet këtu që biznesmenët e kanë ndarë “mospagesën” me doganierët dhe shefat e tyre.

Pjesa tjetër e 13 miliardëve që nuk kanë hyrë në Thesarin e Shtetit, ka shkuar në xhepat e privatizuesve të aseteve shtetërore (Armo, Cez, etj. etj.), si dhe të biznesmenëve të mëdhenj, të mesëm e të vegjël, që nuk e raportojnë sa ç’duhet xhiron, që punësojnë njerëz në të zezë apo që raportojnë rroga më të ulëta për ta, që punojnë me dy bilance etj., etj. Dhe kuptohet që një pjesë të “mospagesës” ata e kanë ndarë me taksidarët dhe shefat e tyre.

Për 7 miliardë dollarët që kanë firuar gjatë shpenzimeve buxhetore, ka dy nën-ndarje. Sipas studimit të Bankës Botërore, një pjesë e kësaj firoje shkaktohet nga padija, paaftësia apo papërgjegjshmëria e politikanëve/zyrtarëve. Kështu, një autostradë apo një tunel mund të ndërtohet pa studiuar siç duhet terrenin apo fisibilitetin dhe, për rrjedhojë, kostoja mund të dalë shumë më e lartë ose mund të zgjidhet variant i papërshtatshëm ekonomikisht. Po ashtu, mund të ndodhë që paratë publike të shpenzohen për subvencionimin e mbjelljes së disa pemëve frutore, që nuk kanë efektivitet ekonomik. Dhe shembuj të tillë shpërdorimesh mund të sjellim plot...

Megjithatë, pjesa më e madhe e firos së shpenzimeve buxhetore shkaktohet nga korrupsioni i politikanëve/zyrtarëve. Këtu bëjnë pjesë milionat që ndahen mes politikanëve/zyrtarëve dhe biznesmenëve në tendera, në koncensione e në kontrata shtetërore, si dhe abuzimet e vogla (por të shpeshta) me dietat e pagesat e telefonave, me blerjet e kancelerive e të karburantit, me pagat e punonjëse parazitë (militantë, kushërinj), me pagesat e invaliditetit për militantë e kushërinj të shëndoshë si molla etj., etj.

Po çfarë mund të ishte bërë në 20 vjet me 20 miliardë dollarët e abuzimeve?

Me to mund të ishin ndërtuar dyfishi i të gjitha rrugëve dhe veprave të tjera publike që janë përfunduar në 20 vitet e fundit, ndërkohë që borxhi shtetëror do të ishte ulur deri në zero. (Aktualisht, borxhi shtetëror ka arritur vlerën e 12 miliardë dollarëve.) Përveç kësaj, gjatë 20 viteve të fundit, edhe pensionistëve mund t’u ishte paguar dyfishi i pensionit.

OkelioMe 20 miliardë dollarët e abuzime në 20 vjet, mund të ishin ndërtuar dyfishi i të gjitha rrugëve dhe veprave të tjera publike që janë përfunduar në 20 vitet e fundit, ndërkohë që borxhi shtetëror do të ishte ulur deri në zero. (Aktualisht, borxhi shtetëror ka arritur vlerën e 12 miliardë dollarëve.) Përveç kësaj, gjatë 20 viteve të fundit, edhe pensionistëve mund t’u ishte paguar dyfishi i pensionit.” fundi i okelios

Epilog

Në 20 vitet e fundit, rreth 13 miliardë dollarë kanë firuar nëpër kanalet dhe kapilarët e evazionit fiskal, gjatë rrugës për në Thesarin e Shtetit. Dhe pasi Thesari i Shtetit ka grumbulluar aq para sa ka mundur, rreth 7 miliardë të tjerë kanë firuar gjatë kryerjes së shpenzimeve buxhetore. Për t’i përmbledhur shifrat e mësipërme, 20 miliardë dollarët e abuzimeve në 20 vitet e fundit janë sa të ardhurat buxhetore gjithsej të periudhës 2016-2021.

Po ku kanë shkuar këta 20 miliardë dollarë në 20 vitet e fundit? Tek “peshqit” e vegjël, të mesëm e të mëdhenj, duke filluar nga shitësit e vegjël të lagjeve (të cilët rrallë e japin kuponin tatimor), e deri te biznesmenët e politikanët më të mëdhenj.

Dhe pyetja tani është nëse SPAK-u do t’i hedhë rrjetat për kapjen e “peshqëve” të majmur deri më sot me paratë publike?

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Florir,dollaret,eurot: 06/01/2022 16:54

    Do pergjigje o skrapali?,duke filluar nga patrioti yt cepanak, thjesht fare, tu sekuestrohen parate dhe pasurite e vena pas vitit 1990 gjithe hajduteve me kollare dhe bedelave te tyre,qe jane punesuar si ruajtes se gjese se vjedhur,pa gjyqe, hipoteka i ka te gjitha pasurite,bankat kane parate,kompanite offshore transaksionet policia te bej shoqerimin e hajduteve dhe zagareve te tyre dhe mos pyesni se shkelen te drejtat e njeriut, se kur vodhen plehrat shkelen me kembe ligjet te tre brezave ne Shqiperi. Se per ironi te fatit te shqiptareve keto 30 vjet kane vene kollare edhe analfabete me deftesa e diplloma fallco.

    Përgjigju
  • Beni: 06/01/2022 16:06

    Korrupsioni i sofistikuar mund te flitet qe nisi pas viteve 2000 nen Nanon. U konsolidua nen Berishen dhe thellua egersisht nen Berisha-Meta. Ndersa nen Ramen ka hyre ne nje faze moderne ku vjelja e te ardhurave behet sipas kerkeses nga perfituesit fundore te operacionit te korrupsionit. Pra nga tipa si Zotot, Lucet, Manet, Beqajt etj etj. 20 miliarde jane minimumi dhe shyqyr qe shqiptaret jane trafikante droge dhe kane mbuluar me investime gropen e temerrshme te korrupsionit. Duke investuar dhe pastruar para. Prandaj dhe qeveria jone sot eshte ne PPP me krimin e organizuar: parate qe u merr njerzve nga taksat i con te oligarket dhe parate nga krimi i organizuar i lejon te futen ne sistem permes investimeve. Porti i Durrsit do te jete guri i themelit te kesaj ndermarrje te re ku unifikohet shteti dhe mafja, Rama dhe Basha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin