Çfarë do të nxjerrë sonda në Fier?

Çfarë do të nxjerrë sonda në Fier?

Petro Koçi

Në shkulmin e të nxehtit afrikan që ka zaptuar vendin, deklaratat e Petro Koçit duket se kanë shtuar më tej temperaturën në Fier dhe Tiranë. Është politikani i vetëm që ka shkuar në këto kohë në dyert e SPAK, por i thirrur si dëshmitar në hetimet e hapura pas akuzave në drejtim të Fierit, ku fondet publike përthithen lehtësisht nga bota e krimit. Deputeti Koçi ishte surpriza e fundmuajit me akuzat e drejtpërdrejta që bëri ndaj një sërë zyrtarëve të qarkut Fier, ku së fundmi ai vetë kish qenë drejtues politik i PS në fushatë elektorale.

Akuza që patën kundërshti të shumta dhe nga zyrtarë të lartë vendor si kreu i Hipotekave të Fierit, që iu kundërpërgjigj me një reagim publik. E gjitha kjo vjen pas një periudhë pauze të lajmeve prej SPAK për hetime të reja ndaj korrupsionit apo abuzimit me detyrën. Mendohej se pas hapjes së çështjeve të rëndësishme në fillim të muajit, dhe që tërhoqën vëmendjen e opinionit publik, rastet që do të viheshin në skenën e drejtësisë do të vinin në kreshendo dhe me emra më të bujshëm.

Kjo nuk po ndodhte, megjithëse vërehet se shumë politikanë kanë rënë në heshtje prej kohësh, ndonjë tjetër me pushime, dikush ankohet për zhurmë poshtë pallatit, ndërsa Presidenti merr udhët për vizitë private drejt SHBA. Jeta është komplekse. Ashtu si dhe SPAK ka theksuar herë pas herë se hetimet e puna e saj është po aq komplekse. Akuzat e Koçit sidoqoftë nuk janë për mbushje boshllëku hetimor. Përkundrazi, janë shumë të hidhura dhe verifikimi i tyre mund të shkaktojë një vorbull të vërtetë që nuk do të përfshijë vetëm disa zyrtarë lokalë, dhe as ca kompani me pronarë me të kaluar të dyshimtë.

Në vorbull mund të përfshihen dhe segmente të politikës që janë lobuar pikërisht nga këto biznese për të qenë pjesë e poltikës së Tiranës. Çështja është më e thellë se deklaratat paraprake të deputetit Koçi. Ashtu siç mund të mendohet se ky pozicionim i tij menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, të jejë kaq i beftë dhe pa një mbështetje në një gradë më të lartë. Koçi është atakuar vetëm nga zyrtarët lokalë, por aspak nga drejtuesit qëndrorë të PS apo të qeverisë.

Nisur nga kjo duket se ka një vullnet të maxhorancës përt të nxitur shkëputjen nga cddo element që është bërë pis nga bota e krimit, duke i hapur rrugën kështu drejtësisë që të bëjë punën e saj. Vetë bota e krimit bën aleanca aty ku ka interes dhe vështirë të mendohet se mund të jetë aleat i besueshëm ndërsa palët e politikës bëjnë betejën e rradhës midis tyre. Sidoqoftë, ajo cfarë dihet deri më tani është që në Fier është futur sonda. Të shohim çfarë do të nxjerrë. /Gazeta "Fjala" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë