Çfarë do të thotë 'rithemelim' i PD-së?

Çfarë do të thotë 'rithemelim' i PD-së?

Salia Berisha

Një term jo fort i qartë juridiksiht, i përdorur në atë që quhet “Kuvendi i jashtëzakonshëm” i PD-së, ka ngjallur konfuzion jo  të paktë në media. Termi është përdorur gjerësisht nga zoti Berisha gjatë foltoreve të tij këtyre javëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit. Por atëhere ai term ka kaluar pa u vënë re nga opinioni. Dihet që Berisha njihet për të folurën e tij të figurshme. Pra është kuptuar si diçka poetike, patetike etj. etj.

Por ky term ditën e shtunë ka zenë vend në të folurën zyrtare në Kuvend. Ai është përdorur nga drejtuesi i séancës Belind Këlliçi, gjatë miratimit të dokumenteve zyrtare në të. Konkretisht, sipas asaj që u pa e u dëgjua, (dhe u shkrua) “Kuvendi vendosi ngritjen e Komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike me përbërje… “ (Jepet Lista  e plotë e komisionit).

Çfarë është ky “Komision i rithemelimit” dhe çfarë do të “rithemelojë” ai? Partia Demokratike është e themeluar në dhjetor 1991. Rithemelim, sipas fjalorit të gjuhës shqipe, do të thotë të themelosh nga e para, nga zeroja, ndërsa këtu nuk kemi të bëjmë me krijim nga e para të një partie të re. Nëse po, atëherë ky është tjetër problem. Te kjo “ferrë” e vogël fle “lepuri” i madh i Kuvendit.

Nga ana tjetër, i njejti drejtues i seancës Këlliçi, deklaroi se Kuvendi do të mblidhet përsëri më 22 mars “për të zgjedhur strukturat e reja të PD-së”. Kjo e shton më shumë tymnanjën rreth “rithemelimit”. Nëse kryetari i deritanishëm Basha është shkarkuar, (siç thuhet) atëherë Kuvendi i Jashtëzakonshëm duhet të shpallte menjëherë vakancën e vendit të kryetarit  dhe të caktonte datën e zgjedhjes nga masa e partisë të kryetarit të ri. Por kjo nuk u bë. Vetëm “u shkarkua” kryetari egzistues.

Në fakt, kryetari mund të shkarkohet vetëm nga masa e partisë, e cila e ka zgjedhur atë sipas parimit “një anëtar një votë”. Më e pakta, anëtarësia duhet të ratifilojë (me votim të fshehtë9 vendimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij. As kjo nuk u përmend në Kuvend. T’i quah “gjindje pa shkollë” nuk u thua dot.

Këto veprime dhe mosveprime të Kuvendit të jashtëzakonshëm ngjallin konfuzion të madh. Nga njera anë kemi  “rithemelim” dhe nga ana tjetër emri i partisë mbetet i njejtë: “Parti Demoraatike” që do mblidhet për të zgjedhur “strukturat e reja” të mbetura vakant nga shkarkimet që janë bërë sot.

Një enigmë  tjetër e madhe është ajo se si do të lihet partia kryesore e opozitës tre muaj e gjysmë (deri në 22 mars 2022) tërësisht pa organe drejtuese të saj, pra me vendet vakant, sepse drejtuesit  e deritanishëm janë “shkarkuar” tashmë? Kuvendi i tanishëm s’mund të zgjidhte kryetarin e ri, por të tjerët poshtë tij që i shkarkoi, përse nuk i zgjodhi, kur e kishte këtë kompetencë? A është kjo një harresë, a është lënë si kohë për reflektim në parti, apo është kohë për të përgatitur krijimin e partisë së re (rithemelimin) Nuk ka përgjije të saktë për këto pyetje me spec.

Nëse ideatorët e kësaj nisme kanë në plan të krijojnë një parti të re, atëherë ata mund ta bënin atë fare lehtë që tani, 300 firma që kërkon ligji i kanë, mund të drejtohen menjëherë në gjykatë për regjistrim dhe çdo gjë merr fund. Me këtë terminologji të paqartë autorët e Kuvendit i vënë minat që në fillim atij, i lidhin këmbë vetes, sepse vendimet e tij mund të përfundojnë në gjykaktë dhe atje termat kanë vlerë juridike, jo vlerë poetike. Një gjykatës normal termin “rithemelim” do ta konsiderojë lehtësisht themelim të ri, pra nga e para.

Konfuzioni na çon në mendimin se organizatorët e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit do të presin një herë se si do të shkojnë punët në Kuvendin kombëtar të  thirrrur nga Basha një javë më pas, më 18 dhjetor. Nga të dya palët në atë parti është pretenduar se kanë numrin më të madh të delegatëve me vete. Si ka mundësi të ndodhë kjo lojë me shifrat? Ka mundësi.

Delegatët kanë të drejtë të marrin pjesë në të dy Kuvendet. Asgjë dhe askush nuk i pengon dot at. Domethënë, ata që ishin në stadium më 11 dhjetor, mund të jenë përsëri në Pallatin e Kongreseve më 18 dhjetor. E shtuna atë ditë do të jetë me diell Dhe atëherë llogaritë janë të ngatërruara. A lidhet kjo “vonesë” deri në mars me shtimin e zërave për moskthimin e Berishës në krye të PD-së?

Një gjë është e qartë. Kuvendii i PD-së po “fut ujë”. Tragjikomedia do të vazhdojë gjatë në partinë kryesore të opozitës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë