'Çfarë do t'i gatuash zyshës që të ngeli?’, ja përgjigjia epike e Arbana Osmanit

'Çfarë do t'i gatuash zyshës që të ngeli?’, ja përgjigjia epike e Arbana Osmanit

Iris Luarasi dhe Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani ka zhvilluar një lojë me pyetje në profilin e saj rreth librit më të fundit që pritet të publikojë në datë 13 nëntor.

Mes shumë pyetjesh, ka dalluar komentuesja që i drejtohet: “Çfarë recete do gatuaje për zyshën që të ngeli?”

Por Arbana nuk ka nguruar të shkruajë një 'hartim', në lidhje me pyetjen.

“Në vitin e dytë të fakultetit, frekuentimi i të gjitha leksioneve për mua që punoja në ‘Top Albania Radio’ ishte i pamundur. Kisha luftuar shumë për atë vend pune dhe në kohën kur im atë ishte i papunë dhe ne jetonim në një shtëpi me qera, puna ime për familjen time ishte shumë e rëndësishme.

 Përveç kësaj isha duke ndjekur pasionin tim, të cilin një pjesë e mirë e pedagogëve të mi e kanë mbështetur gjithmonë, me përjashtime shumë të rralla, siç është rasti i zysh Irisit. Unë e dija që do më mbeste në klasë ende pa filluar mësimi pasi kisha dëgjuar sa strikte ishte për mungesat, por atë vit zgjedhja ime ishte të ruaja punën.

Do kisha dashur shumë të isha në çdo leksion të sajin sepse ‘gazetari radio’ ishte lënda ime e preferuar, por nuk mundesha sepse emisioni im në radio ishte të mërkurën në orën 12, atëherë kur fillonin leksionet e zysh Irisit dhe mua me vjen keq.

 Një vit më vonë e mora 10 e dy vite më vonë temën e diplomës zgjodha ta punoja prapë me zyshën e prapë mora 10. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që ‘mikesha jonë’ zgjedh të trajtojë si ngelësa njerëz të cilët e kanë dashur lëndën e saj ndoshta më shumë se vetë zysha, por për arsye frekuentimi nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në çdo leksion.

 Nga e gjithë kjo përvojë gjithsesi sot kam kuptuar një leksion. Nuk të bën as ngelës, as dështak, as të paaftë nota e një mësueseje. Përkundrazi, edhe pse zysh Irisi jam e bindur që nuk ka pasur asnjë qëllim të keq, të dëmtojë reputacionin tim apo të kolegëve të mi, iu ka dëshmuar të gjithë të rinjve që na ndjekin se edhe pse ‘ngelës’ mund t’ia dalësh.

 Një përqafim për të gjithë studentët që paralelisht punojnë dhe për të gjithë profesorët e tyre, natyrisht”, ka shkruar Arbana në përgjigjen e saj.

Kujtojmë që Iris Luarasi ka shprehur hapur emrat e gazetarëve të  famshëm që ka ngelur gjatë kohës që frekuentonin fakultetin, ku ndër këta emra ishte edhe ajo e Arbanës.

Moderatorja tregoi gjithashtu detaje interesante rreth librit duke shtuar se ideja për realizimin e tij ka lindur pasi duhej të gatuante shpesh herë diçka të shpejtë me fëmijën nëpër këmbë por edhe koha që nuk I premtonte shumë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja