Çfarë e shtyu Italinë të tërhiqet nga nisma 'Belt and Road' e Kinës në G7?

Çfarë e shtyu Italinë të tërhiqet nga nisma 'Belt and Road' e Kinës në G7?

Xi Jinping në samitin Belt and Road

Italia, i vetmi vend i G7-ës që iu bashkua iniciativës kryesore të Kinës, Belt and Road, e më pas vendosi se do të largohet nga programi global i infrastrukturës kur kontrata e saj do të skadojë vitin e ardhshëm, njoftoi kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Në të njëjtën kohë, ky vendim është shenja më e fundit e një qasjeje gjithnjë e më të fortë evropiane ndaj Pekinit dhe ambicieve të tij globale.

Meloni konfirmoi të enjten vendimin, i cili në fakt u premtua gjatë fushatës vitin e kaluar, mes ankesave se marrëveshja që qeveria e mëparshme nënshkroi me Kinën në 2019, kishte sjellë pak përfitim për ekonominë italiane. 

Megjithatë, kryeministrja theksoi se Roma mund të mbajë marrëdhënie të mira me Pekinin jashtë këtij programi, i cili, sipas CNN, ka zgjeruar ndikimin global të Kinës, ndërsa ka ngritur shqetësimin se disa vende i ka ngarkuar me borxhe të paqëndrueshme.

"Unë mendoj se ne duhet të përmirësojmë bashkëpunimin tonë me Kinën në tregti, ekonomi. "Belt and Road" nuk ka prodhuar rezultatet që pritej", u tha Meloni gazetarëve, raportoi Reuters, në komentet e saj të para publike për këtë çështje.

Kjo lëvizje e Italisë erdhi në një kohë të marrëdhënieve pak më të ndjeshme me Pekinin, ku tregtia dhe qëndrimi ndaj luftës në Ukrainë janë pika të diskutueshme.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës pati një deklartë indirekt sulmuese, kur u pyet në lidhje me tërheqjen e Italisë, duke vënë në dukje "apelin e madh dhe ndikimin global të bashkëpunimit.".

"Kina kundërshton me vendosmëri përpjekjet për të denigruar dhe sabotuar bashkëpunimin "Belt and Road" ose për të nxitur bllokadë dhe ndarje", tha zëdhënësi Wang Wenbin, pa përmendur drejtpërdrejt Italinë.

Vendim "i keq"

Kina ka nënshkruar marrëveshje me atë që thotë se janë më shumë se 140 vende partnere në program, i cili ka investuar qindra miliarda dollarë në rrugë, porte, aeroporte dhe ura, kryesisht në të gjithë jugun global, gjatë dekadës së fundit.

Vendimi i Italisë për t'iu bashkuar nismës në vitin 2019, i parë gjerësisht në atë kohë si një fitore diplomatike për Pekinin, mori kritika nga Washingtoni dhe Brukseli.

Në një intervistë për gazetën Corriere della Serre, ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto e cilësoi vendimin e vitit 2019 si "të keq", duke përmendur çekuilibrin tregtar në rritje midis dy vendeve.

Kina importoi 26.9 miliardë dollarë mallra italiane vitin e kaluar, krahasuar me 21.4 miliardë dollarë në vitin 2019. Ndryshe, eksportet kineze në Itali u rritën në 50.5 miliardë dollarë nga 33.5 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të doganave kineze.

Ambasadori i Kinës në Itali, Jia Gui, sugjeroi në një intervistë me gazetën italiane Fanpage në fillim të këtij viti se një vendim "i pamatur" për t'u tërhequr nga pakti do të kishte një ndikim "negativ" në bashkëpunim.

Çfarë është "Belt and Road" ?

BRI është një projekt infrastrukturor i shpallur në vitin 2013 nga presidenti kinez Xi Jinping.  Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një rrjeti infrastrukturor, tokësor dhe detar, për të shtrirë ndikimin ekonomik të Kinës në vende të tjera në të gjithë Azinë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Evropë.

Sipas burimeve italiane, pas anëtarësimit në BRI, Italia përfitoi pak ndërsa Kina përfitoi shumë më tepër nga marrëveshja, thuhet në media

"Rruga e Mëndafshit nuk ishte e dobishme për ne. Gjermania dhe Franca kishin më shumë trafik se e jona. Ne tashmë punojmë shumë me Kinën, ka një partneritet strategjik. Nuk ka asgjë negative me Kinën. Ne vazhdojmë siç kemi bërë gjithmonë", tha Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Ka midis 145 dhe 149 vende në mbarë botën që kanë nënshkruar memorandume mirëkuptimi (MoU) me Kinën për bashkëpunimin BRI.

Midis tyre, disa janë evropiane: Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Greqia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Portugalia, Sllovakia dhe Sllovenia. Në listë është edhe Serbia.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?