'Çfarë është kjo që më nxjerr në dorë?!' Dy shoferë në Tiranë e pësojnë pasi tentojnë të korruptojë policinë (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës goditi dy raste të mitdhënies. Në pranga ranë dy drejtues automjetesh, të cilët për t'i shpëtuar masës administrative, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.

Në funksion të patrullimeve në zona të ndryshme të Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën "Ndre Mjeda" shoferin me iniciale F. M., 58 vjeç, i cili po drejtonte makinën pa vendosur rripin e sigurisë dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, ai i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.

Gjithashtu, në rrugën "Konferenca e Pezës" është ndaluar Xh. T., 21 vjeç, i cili i ka ofruar agjenti verifikues të qarkullimit një shumë lekësh, me qëllim mos vijimin e procedurave administrative ndaj tij.

Në të dy rastet, efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy shoferëve në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe janë bërë procedurat administrative për kundërvajtjet e konstatuara.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë