Çfarë fshihet pas pullave të kuqe
në shpinën e atletëve të ‘Rio 2016’ 

Çfarë fshihet pas pullave të kuqe<br />në shpinën e atletëve të ‘Rio 2016’ 
Pullat e kuqe që kemi parë këto ditë në shpinën e atletëve të ‘Rio 2016’ nuk formohen si rezultat i stërvitjes, por si rezultat i një ndër ithtarët më të fundit në trajtimin e mjekësisë tradicionale kineze të njohur si “kupa të zjarrta” ose ndryshe vendosja e kupave të nxehta mbi shpinë, shkruhet në prestigjozen britanike "The Independent".

Kjo praktikë është e njohur edhe në vendin tonë. Njollat e kuqe në shpinë formohen, pasi gjaku tërhiqet në sipërfaqe, si pasojë e krijimit të vakumit pas djegies së oksigjenit brenda kupës së zjarrtë.

Në disa raste shenjat e tyre të kuqe duken si shenja dhune, por mund të duken edhe si “shenja dashurie”, por kjo varet nga këndëvshtrimi. Për t’u shëruar ato duan më shumë se dy javë.

Kjo praktikë është përhapur shumë, pasi praktikuesit e saj pretendojnë se i ndihmon atletët për një seri problemesh, duke nisur që nga dhimbja e muskujve, çrregullimet me frymëmarrjen problemet me lëkurën ku përfshihen aknet dhe ekzemat dhe ftohjen e zakonshme.

Redaksia Online
XH.M/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!