Shpërthimi te karburanti ‘Eida’ në zonën e Brrylit në Tiranë solli plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihen mbetje dhe materiale të shpërndara kudo si pasojë e shpërthimit.
Çatia e pikës së karburantit është pjesërisht e shembur, me kabllo të varura dhe pjesë të dëmtuara.
Ndërkohë në pamje duken edhe pajisjet e furnizimit me karburant që janë të rrëzuara dhe të shkatërruara.
Lajmi kryesor:
Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine në pikën e karburanti ‘Eida’ mes 2 pallateve te Brryli, plagosen 3 punëtorë (VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA








