Tiranë - Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, në zonën e ‘Brrylit’ te një pikë karburanti ‘Eida’.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka shpërthyer një depozitë e pikës së karburantit, dhe si pasojë është shembur një godinë një katëshe.
Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar edhe tre punonjës të karburantit, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes ka qenë edhe një automjet duke u furnizuar me gaz.
Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.
lajm ne perditesim..








Komente
Komento