Çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit? Arrestohen 5 shoferë dhe vendosen 981 gjoba

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 41 leje drejtimi, janë arrestuar 5 shoferë dhe 981 masa administrative.

Policia Rrugore në të gjithë vendin ka vijuar kontrollet me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, ku 29 drejtues mjetesh u është tërhequr leja e drejtimit për shpejtësi mbi normën e lejuar, shpejtësi që varionin nga 40 deri në 60 km/h, mbi normën e lejuar.

Një drejtues mjeti që qarkullonte me shpejtësi nuk i është bindur urdhërit për ndalim dhe kur është kapur nga patrullat e policisë rrugore të Durrësit,  pas testit të alkoolit ka dalë që drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit 0.29 mg/l.

Janë vendosur 145 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 16 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

3 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

167 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 179 për përdorim të celularit;

126 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 345 masa për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 12 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur 3 drejtues mjetesh, si dhe 2 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, mos të drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale rezulton se në shumicën e rasteve shkaku i aksidenteve lidhet me shkeljen e rregullave të sipërcituara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 02/09/2020 08:46

    Policia e gjobave rrit aksidentet ne rruge duhet te largohen te pa aftet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?