2 vite IQOS në Shqipëri! Çfarë ka ndryshuar 2 vite pas prezantimit të alternativës me ngrohje?

2 vite IQOS në Shqipëri! Çfarë ka ndryshuar 2 vite pas prezantimit të alternativës me ngrohje?

Përvjetori i 2-të i IQOS tregoi se transformimi i industrisë së duhanit po ndodh me hapa të mëdhenj edhe në Shqipëri.Tre lokale të njohura të Tiranës mikpritën miq të IQOS në një fundjavë pa tym, për të manifestuar ndryshimin që ka sjellë pajisja e teknologjisë së fundit të Philip Morris në stilin e jetesës së shqiptarëve brenda shumë pak kohe.

Alternativa me ngrohje IQOS erdhi zyrtarisht tek ne në prill të 2019-ës si një novacion i rëndësishëm teknologjik, i cili prin përpjekiet e ekspertëve për një të ardhme pa tym duhani.

2 vite më vonë, IQOS është autorizuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) si një produkt me risk të modifikuar, një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që kanë kaluar nga cigaret në IQOS.

IQOS është një pajisje elektronike e cila e ngroh, nuk e djeg duhanin. IQOS krijon ngrohje vetëm aq sa duhet për të çliruar nikotinë dhe shije, por pa tym, katran, hi apo erë të pakëndshme. Teknologjia me ngrohje e IQOS është cilësuar si një zbulim revolucionar sa i takon reduktimit të dëmit të duhanit, pasi duke mos djegur shmang ekspozimin ndaj mijëra kimikateve që çlirohen me tymin.

Në kohë pandemie, përqafimi i alternativave të tilla nga shqiptarët është tregues i një ndërgjegjësimi më të lartë në lidhje me shëndetin. Njerëzit po distancohen nga dëmi i cigareve me djegie ashtu si bëjnë për t’u mbrojtur nga viruset.

Të parët që u ndërgjegjësuan për të ardhmen pa tym ishin japonezët. Përqafimi i alternativës me ngrohje solli tek ata një braktisje masive të cigareve klasike, duke rezultuar në një rënie mbresëlënëse prej 30% të shitjeve të tyre që nga prezantimi i IQOS në tregun japonez në 2014-ën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion