Report Tv sjell pamjet që tregojnë pasojat e sulmit të dhunshëm ndaj Ministrisë së Arsimit gjatë protestës së djeshme në Tiranë. Oborri është mbushur me gurë e pllaka trotuari të shkulura, ndërsa disa xhama të Ministrisë janë thyer.

Në vijën e parë të sulmeve ishin protestues me fytyra të mbuluara, të cilët hodhën gurë, pllaka trotuari dhe sende të forta drejt godinës. Ata shkulën edhe kangjellat dhe sulmuan portën, duke arritur të futen në oborrin e Ministrisë.


Lajmi kryesor:

9 orë akte dhune, 16 protestues të arrestuar dhe 49 nën hetim! Sulm Bashkisë, Ministrisë së Arsimit dhe bizneseve! Policia: Efektivët u qëlluan me gurë e molotovë (VIDEO+EMRAT)