Banorët të pallatit 10-katësh që u përfshi nga flakët në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë ende nuk e dinë kur do të futen në shtëpitë e tyre. E sotmja do të jetë nata e katërt që ata nuk flenë më në apartamentet e tyre. Disa prej tyre ende vijojnë të marrin disa orendi dhe rroba duke kërkuar të zhvendosen diku tjetër përkohësisht.
Zjarri ka lënë pas dëmtime të mëdha në godinë fasada ndërtuese është e shkatërruar plotësisht. Shenjat që la pas zjarri anë ende prezentë në vendngjarje, shkallët e pallatit janë mbuluar nga hiri. Ende nuk dihet fati që do të ketë pallati pasi 4 apartamente janë shkrumbuar nga zjarri e 12 kanë pësuar dëmtime. Banorët mbledhur firmat për t’i dërguar pranë institucioneve përkatëse për të marrë një përgjigje se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre.
Kujojtojmë se pallati 10-katësh në Tiranë u përfshi nga flakë të mëdha, nga më të mëdhenjtë që ka përfshirë një ndërtesë në kryeqytet më 14 shtator.
Dëmet janë të konsiderueshme, ku nga pamjet që solli edhe Report Tv fasada e pallatit, por edhe kati i 10-të është shkrumbuar totalisht. Pallati ndodhet në zonën e ish-parkut të Autobusëve, ndërsa Report Tv mësoi se shkak u bë një kondicioner i instaluar jashtë standardeve në banesën e një mjeku në katin e nëntë të pallatit.
E paskan qare kete pallat. Paskan punuar shume, shume bukur dhe me estetike te larte. Paskan lene dhe kanale midis tullave per nje freskim natyror te ambienteve. Komplimenta arkitektit dhe inxhenierit zbatues.
Përgjigju