Një nga studimet më të fundit në Amerikë lidhet me pyetjen ‘Se cila është gjëja e parë që njerëzit mendojnë kur zgjohen në mëngjes’. Sipas të dhënave të Universitetit të Harvard, thuhet se njerëzit që zgjohen herët në mëngjes pa përtesë mendojnë gjënë e parë paratë dhe karrierën.
Rezultatet e tij janë publikuar nga ‘Times of India’ dhe sipas përllogaritjeve, 56% meshkujve dhe 48% e femrave që ishin pjesë e pyetësorit kanë treguar se gjëja e parë që mendojnë sapo zgjohen është puna ose paratë. Sipas studimit personat që venë alarmin në orën pesë të mëngjesit nuk e mendojnë të flenë më tepër, pasi qëllimi i tyre parësor janë paratë.