Çfarë mori FBI nga zyra e avokatit të Trump? Mediat: Dokumente ...!

Çfarë mori FBI nga zyra e avokatit të Trump? Mediat: Dokumente ...!

Një kontroll i ushtruar nga FBI në zyrën e Michael Cohen, i cili është avokati personal i Presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me akuzat e bëra nga aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels, ka rikthyer edhe një herë në vëmendjen e mediave akuzat e bëra nga pornostarja për një marrëdhënie me Trump dhe pagimin e saj pak para zgjedhjeve presidenciale për të heshtur për aferën e saj me Trump.

Mediat amerikane, të cilat citojnë burime pranë FBI-së, raportojnë se hetuesit federal kanë marrë dokumente sensitive në lidhje me këtë çështje nga zyra e avokatit të Trump, si dhe shtojnë se  tashmë kjo çështje mund të marri një kthesë interesante.

Pornostarja ka deklaruar më herët se ka qenë pjesë e një marrëveshjeje heshtjeje për këtë çështje dhe ka marrë 130 mijë dollar për të mos folur për aferën e saj me Trump, por së fundmi e ka cilësuar marrëveshjen e nënshkruar nga ajo si të pavlefshme dhe ka ngritur një padi.

Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë pretendimet e aktores së filmave për të rritur,  për lidhjen e saj me Trump si dhe për pagesën e kryer për heshtjen e saj. Nga ana tjetër në lidhje me kontrollin e ushtruar nga FBI në zyrën e avokatit të tij personal, presidenti Trump ka reaguar duke e cilësuar këtë kontroll si një trup dhe një tjetër nivel padrejtësie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja