Njerëzit i përdorin kufjet çdo ditë si në punë po ashtu edhe në pushim, por mbajtja e lartë e volumit mund të dëmtojë dëgjimin.
Kufjet Bluetooth janë më praktike dhe të lehta, prandaj dhe njerëzit në të gjithë botën i përdorin më shpesh.
Rreziqet e përdorimit të zgjatur të kufjeve nuk janë për t'u nënvlerësuar, në fakt këto mund të variojnë nga fillimi i ekzemës deri tek lloje të ndryshme si dermatiti, raportojnë mediat e huaja.
Infeksionet që mund të shkaktojnë kufjet janë kryesisht për shkak të dyllit të veshit dhe mbeturinave të grumbulluara në to. Për këtë arsye, nëse përdoren çdo ditë dhe nuk dezinfektohen siç duhet, mund të shfaqen infeksionet.
Një studim i botuar në revistën ‘Journal of Health and Allied Sciences’ theksoi se sa përdorimi i shpeshtë i kufjeve mund të rrisë numrin e baktereve në vesh.
Kufjet janë pajisje të dobishme dhe komode, por është e rëndësishme që ato të përdoren në kohën e duhur.
Dy gjërat e para thelbësore që duhen marrë parasysh janë niveli i volumit dhe kohëzgjatja e dëgjimit, të cilat duhet të jenë të balancuara për të shmangur dëmtimin e dëgjimit.