Çfarë opozite!

Çfarë opozite!

Albin Kurti

Budallai këshillon, i marri pyet!

A jeni Ju këshilltarë të Albin Kurtit që ta mësoni se çfarë duhet të thotë e të bëj ai!

PDK e këshillon, aman, jemi me ty, vetëdijësohu.

Në vend sa të kërkoj përgjegjësi!

Pyetja është: Pse policia e humbën rrugën!

Në daç quaje rrëmbim në daç arrestim, ata janë në burg.

LDK e këshillon Albin Kurtin t'i përmirësojë sjelljet, se, oh, neve na bashkon kronologiia por na ndan qeverisja, i tha Arben Gashi;

E Besnik Tahiri e këshilloi dhe e luti të mos prishet me Amerikën.

Se, tha, s'ka kuptim prej dëshmorëve!

A po ta lyp këshillën?

Jo.

A mundesh me marrë me mend se si i dukesh Ti, kur Blinken i duket naiv.

A e ke të qartë Ti se për të je askushi.

Pse s'kupton!

Albin Kurti po thotë se ju keni faj për çdo gjë dhe se ju jeni kriminelë që e keni shkatërruar vendin për 20 vite.

Ai i thotë 'jam hudum', ky e pyet 'sa djem i ke'!

Albin Kurti i thotë Memli Krasniqit që Hashim Thaçi ka faj që Ushtria e Kosovës e ka të ndaluar të shkel në Veri, e Memli Krasniqi ia përsërit me zë të butë, 'jemi me ju'!

Ai po të akuzon direkt, që PDK ka faj, LDK ka faj, AAK ka faj...e ti po e këshillon njeriun që të konsideron edhe kriminel edhe të paditur.

S'ka këtu vend për fjalë.

Këshilla nuk jepet pa ta lyp.

Këtu ka vend vetëm për veprime:

Nuk duhet të pranoni të debatoni me një njeri që e ka injoruar Amerikën.

Kur e injoron Amerikën, ty s'të bën hesap për njeri.

Ky po e merr në përgjegjësi KFOR-in, e ju për plisa.

Dilni prej sallës së Kuvendit, e mos bëni sikur nuk e dini çfarë po ndodh, demek keni mbetur kunqë ky t'ua tregojë të vërtetën.

Mos humbni kohë me një antiamerikan.

Sepse, po humbni kohë me një antishqiptar.

Njeriu është i vetmuar, e këta nuk e lënë në rrugën e tij...duan ta shpëtojnë nga vetvetja.

Përveç nëse kërkon ndihmë nga Ju. Përndryshe, injorojeni.

Ky po guxon ta injorojë Amerikën, ju nuk po guxoni ta injoroni njeriun më të vetmuar.

P.S. Pozita pi, opozita dehet!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut