Çfarë përmban paketa më e fundit e armëve të premtuara nga SHBA për Ukrainën?

Çfarë përmban paketa më e fundit e armëve të premtuara nga SHBA për Ukrainën?

Armatimi amerikan me vlerë 800 milionë dollarë, i premtuar nga Presidenti Biden të mërkurën në Ukrainë, përfshin artileri dhe sisteme radari që mund të kërkojnë "stërvitje shtesë" për trupat ukrainase.

"Sistemet që ndoshta do të kërkojnë një trajnim shtesë për forcat ukrainase janë obusët dhe radari kundër artilerisë," u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Sistemi i radarit, tha ai, "nuk është një sistem shumë i vështirë për t'u operuar, por nuk është ai që ata kanë në inventarin e tyre".

Howitzerët janë një lloj topi me tytë relativisht të shkurtër, i përdorur për të hedhur predha në linjat e armikut.

Sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, dërgesa do të përfshijë 18 Howitzer së bashku me 40,000 fishekë artilerie.

Ai do të përfshijë gjithashtu qindra raketa dhe dronë Switchblade, të njohur gjithashtu si drone kamikaze për shkak të mënyrës se si ato mund të fluturojnë në objektivin e tyre.

SHBA po dërgon gjithashtu 11 helikopterë, qindra automjete të blinduara, mina kundër personelit, parzmore dhe pajisje mbrojtëse kimike, biologjike, radiologjike, bërthamore.


Lajmi kryesor:

Moska e pranon: Anija ruse që u godit nga Kievi u fundos! Rusia akuzon ukrainasit për bombardimin e fshatrave ruse, ata e mohojnë! Biden: Gati të shkoj në Kiev


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç