Çfarë po ndodh me Donald Trump dhe gruan e tij?

Çfarë po ndodh me Donald Trump dhe gruan e tij?

Donald Trump dhe Melania Trump

Një urim festiv i Donald Trump ka nxitur thashetheme se ai dhe bashkëshortja e tij, Melania, mund të jenë drejt ndarjes. 

Çifti nuk është shquar ndonjëherë për shfaqje të theksuara dashurie në publik, por një postim i presidentit të zgjedhur në Instagram për Krishtlindje, duke përdorur një foto të vjetër të tyre nga më shumë se gjashtë vite më parë, ngjalli spekulime në rrjetet sociale për shëndetin e marrëdhënies së tyre, raportoi The List. 

"Trump ricikloi një foto të tij dhe Melanias, që sipas faqes X të Melania Trump 45 Archived, është bërë në dhjetor të vitit 2018," raportoi faqja e internetit.

"Përdorimi i një fotoje të vjetër, në vend që të bëhej një e re, mund të ketë qenë një çështje praktike, duke pasur parasysh orarin e ngarkuar të presidentit të zgjedhur, por disa besojnë se mosgatishmëria për të ndaluar dhe shkrepur një foto të re me gruan është një tregues domethënës që Donald dhe Melania mund të kenë probleme." 

Shumë përdorues të rrjeteve sociale vunë re postimin me përpjekje minimale dhe u habitën pse nuk ishin fotografuar së bashku për një foto të re për Krishtlindje. 

"Trump u përpoq të përdorte si urim për Krishtlindjet e 2024-ës një foto të vjetër nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2018, ku ai ishte me Melanian," vuri re llogaria Patriot Takes në X, e cila thotë se është e përkushtuar për të “hulumtuar dhe monitoruar” ekstremizmin e krahut të djathtë “dhe kërcënimet e tjera ndaj demokracisë." 

"Ishte hera e fundit që ajo qëndroi pranë tij dhe, rastësisht, hera e fundit që buzëqeshi për një foto," tha pronari i biznesit Sean McDaniel, duke shtuar një gif që tregonte Trump-in dhe Elon Musk-un duke qeshur së bashku. “Ai tani ka një dashuri të re.” 

"A kaloi ajo ndonjë minutë me të në Krishtlindje?" shtoi llogaria Diego Dog & Barbara në X. "Ajo nuk e duron dot." 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli arreston drejtorin e spitalit Kamal Adwan: Ishte anëtar i Hamasit

Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli arreston drejtorin e spitalit Kamal Adwan: Ishte anëtar i Hamasit