Çfarë po ndodh me kanabisin stok në Shqipëri, mënyra e re e 'sofistikuar' e trafikantëve...çokollata!

Trafiku i kanabisit në vendin tonë, duket se ka përparuar në një tjetër nivel, duke kaluar nga bima tek shitja e lëndës narkotike në formën e çokollatës.

Vetëm gjatë ditës së sotme, dy operacione, policia e shtetit ka sekuestruar 22 kg kanabis çokollatë, ndërsa në pranga janë vënë 7 persona.

Operacioni i parë është zhvilluar në Lushnje ku u ndaluan në flagrancë 5 persona, si dhe u sekuestruan 21 kg kanabis çokollatë.

Ndërsa në Fier, babë e bir janë ndaluar ku u janë zbuluar dhe sekuestruar rreth 900 gram kanabis çokollatë.

E gjithë kjo sasi kanabis çokollatë, ka ngritur dyshime të forta për një sofistikim të trafikut të drogës. Kjo  pasi lënda narkotike çokollatë, është një drogë më e shtrenjtë dhe më e përpunuar se sa bima e kanabisit.

Konkretisht, mësohet se për të prodhuar 1 kg kanabis çokollatë, nevojiten rreth 100 kg kanabis. Shto këtu edhe pajisjet e nevojshme për ta përpunuar bimën.

Ndërkohë që çmimi i saj në treg, varion nga 20-40 dollarë për gram.

Dhe në një kohë kur puna e policisë vitet e fundit ka qenë e përqendruar në luftimin e parcelave me kanabis, krijohen dyshime të forta, se trafikantët, po përdorin këtë metodë të re për të trafikuar lëndën narkotike të mbetur stok

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg