Kapen në flagrancë me kanabis çokollatë 5 lushnjarë tek Stacioni i Trenit

Kapen në flagrancë me kanabis çokollatë 5 lushnjarë tek Stacioni i Trenit

Pesë persona me banim në Lushnje u arrestuan në një operacion antidrogë të koduar "Vazhdimësia" nga policia e Durrësit, Prokuroria dhe Forca e Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit.

Në këtë operacion u sekuestruan rreth 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në formë çokollate

U arrestuan në flagrancë A.Ç., 53 vjeç, G.K., 38 vjeç,  I.K. 50 vjeç,  R.K. 25 vjeç, L.Y., 47 vjeç, të pestë banues në Lushnje.

Gjatë operacionit ata u kapën pranë stacionit të trenit Lushnjë me një sasi prej 21 kilogramë  lëndë e dyshuar narkotike në forme çokollate,(Cannabais Sativa), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash.

Policia thotë se "vazhdon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal".

Në një njoftim zyrtar, policia thotë se materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Durrës për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikeve, kryer në bashkëpunim".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj