Një tjetër tërmet ka goditur Shqipërinë këtë pasdite. Rreth orës 15:04 u shënuan lëkundjet e një tërmeti me magnitutë 4 ballë me epiqendër mes qytetit të Lezhës dhe Rubikut, por pas tij ka pasur edhe një tjetër lëkundje me magnitutë 3.6 ballë të shkallës rihter, po në të njëjtat koordinata.

(Postimi në faqen e IGJEUM, për tërmetin e dytë që tronditi sot Lezhën)
Qendra Sizmologjike Europiane ka konfirmuar tërmetin me magnitudë 3.6 ballë të shkallës rihter në orën 16:36 të pasdites së sotme. Tërmeti ka qenë me një thellësi 2 kilometra me epiqendër 6 km në perëndim të Rubikut.
Nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale. Ky është tërmeti i tretë 24 orët e fundit, pasi gjatë natës lëkundje pati edhe në Borsh, në Bashkinë Himarë, me magnitudë 2.3 ballë.
e.gj/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com