Çfarë po ndodh në Gaza dhe pse mund të ketë filluar fundi i luftës?

Çfarë po ndodh në Gaza dhe pse mund të ketë filluar fundi i luftës?

Palestinezët duke marshuar drejt shtëpive të tyre

Vargu i pafundmë i palestinezëve u bllokua për disa orë nga ushtria izraelite, duke kaluar jashtë një natë të ftohtë, ndërsa makineria burokratike përpiqej të zgjidhte krizën diplomatike.

Të hënën në mëngjes (27 janar 2025), pasi qeveria izraelite mori garanci për lirimin e Arbel Yehoud të enjten, ushtarët hapën portat në veri të Gazës. Me qindra mijëra palestinezë nisën të ktheheshin– me karroca, në këmbë dhe me makina të vjetruara –drejt shtëpive të tyre, shumica e të cilave tashmë ishin kthyer në rrënoja nga bombardimet.

Ky marshim, sipas disa aktivistëve arabë, është krahasuar me rënien e Murit të Berlinit. Por këtu, mure për të rrëzuar nuk kanë mbetur më.

E djathta ekstreme ka nisur sulmet ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke e akuzuar për “një dorëzimi total” ndaj Hamas.

Kthimi i më shumë se gjysmë milioni njerëzve në zonat veriore e bën pothuajse të pamundur që lufta të rifillojë pas tre javësh, kur të përfundojë faza e parë e armëpushimit, siç ka premtuar kryeministri.

Operacioni ushtarak ishte planifikuar për të detyruar popullsinë të zhvendosej drejt kufirit me Egjiptin, me qëllim që ata që mbeteshin të konsideroheshin terroristë të Hamasit. Tani, kthimi po ndodh pa kontrolle të mëdha; ushtarët ndalojnë vetëm makinat, ndërsa pjesa tjetër e palestinezëve ecin përpara lirshëm.

“Sot ndoshta kemi kuptuar,” thotë Anshel Pfeffer, korrespondent në Izrael për revistën britanike Economist, “se ky konflikt mund të ketë marrë fund.”

Ose të paktën ka nisur fundi i tij, pavarësisht se çfarë propagande do të shpikë Bibi – i cili pritet javën tjetër nga Trump – për të bindur të tjerët dhe veten se lufta do të vazhdojë./ Corriere della Sera

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq