Çfarë prisnin Berisha e Meta nga rikthimi i Nanos?

Çfarë prisnin Berisha e Meta nga rikthimi i Nanos?

Fatos Nano dhe Edi Rama

Buja që ka sjellë intervista e Fatos Nanos në emisionin “Opinion” te Fevziu, më shumë se ka ardhur nga ato që ka thënë, pati efekt nga sulmi që iu bë. Që Nano nuk do të fliste mirë ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës kjo dihej, pasi ish-kreu historik i PS-së ka kohë që e bën kritikën ndaj opozitës dhe ka qepur raportet e dikurshme të vështira me Edi Ramën.

Fatos Nano, edhe pse një politik tashmë i tërhequr ai duket e konsideron veten gjithmonë “lojtar” të rëndësishëm, të paktën në opinionin publik, një zë që gjithmonë kur flet bën efekt.

Po të shikohet me kujdes intervista e Nanos, ai ka qenë mjaft luajal me atë pjesë të politikës shqiptare që sot të paktën në dukje është në krye. Nuk e sulmoi Lulzim Bashën, as Monika Kryemadhin, e nuk se bëri ndonjë hosana për Edi Ramën.

Ai thjesht ishte mjaft kritik ndaj Sali Berishës, si dhe e “trashi” me Ilir Metën. Berisha, nëse është larguar, nuk ka përse mos e priste, kurse Meta nga ana tjetër me Fatos Nanon kështu ka qenë gjithmonë herë grurë e herë breshër.

Atëherë përse është sulmuar aq shumë Nano nga qarqe pranë Presidentit dhe liderit historik të PD-së? Çfarë prisnin ata nga Nano sot? Në vitin 2006, 2007, 2009 dhe 2011, Fatos Nano ishte në pozicion kritik me Edi Ramën, pozicion që dukshëm i leverdiste si Sali Berishës ashtu edhe Ilir Metës. I leverdisi në fushatën elektorale të vitit 2007 për bashkinë e Tiranës, i leverdiste në vitin 2009, për zgjedhjet parlamentare dhe në 2011-n për bashkinë e Tiranës, kur për herë të parë u bë një bashkim i madh forcash kundër Edi Ramës: 3 kundër një njeriu.

E në gjithë këto qëndrime, që realisht kanë pasur njëfarë sensi, pasi Nano nuk i la karrigen Ramës, ishte ky i fundit që ja mori “forcërisht”. Dhe për gjithë këto qëndrime, Berisha dhe Meta e shfrytëzuan për interesat e tyre Fatos Nanos, duke mos i dhënë postin e Presidentit të Republikës, kur realisht lideri historik i së majtës mund të ishte një kryetar shteti ekuilibrues  e institucional, ndoshta më i mirë se Topi e Nishani.

E në këtë këndvështrim, secili korr atë që mbjell. Nano sot është një gjeneratë e njëjtë me Berishën dhe Metën, por politikisht është larguar, çka i jep mundësinë të jetë më i lirë në gjykimin e realitetit politik.

Dhe ka gjasa që të jetë më pranë së vërtetës reale, në analizën e zhvillimeve. Fakt është që intervista, pikërisht për këtë analizë ka ngjitur, edhe pse nga njëra palë mund të dukej e njëanshme. Duhet thënë, se qëndrimet ndaj Berishës dhe Metës ishin shumë të forta, e ka gjasa që të jenë përfundimtare në gjykimin e Fatos Nanos për këto figura politike. E duke qenë kështu, më mirë të ketë qëndrime të prera sesa as “mish as peshk”, pasi njerëzit duhet të dinë e të marrin nga politike pikërisht mendime e opinione afër asaj që ata kanë në mendje.

E që Fatos Nano do të sulmonte Sali Berishën para zgjedhjeve parlamentare kjo është gjëja më normale në botë. Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste, e jo i Partisë Demokratike, edhe pse qarqet pranë Berishës dhe Metës vijojnë çdo minutë propagandën se Rama e ka marrë peng PS-në.

PS-në, edhe pse mund “ta ketë marrë peng Rama”, ajo nuk ka shkuar në PD, është në pjesën e vet politike dhe Nano thjesht i ka dërguar atyre mesazhin se është ende lideri historik i tyre. Kjo është dialektikë normale politike, e kundërta ishte kur Nano bënte thirrje për të mos votuar PS-në. Por edhe kjo fazë u dogj. Daci, njëherë bie në kos, thotë proverbi./Gazeta Shqip

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Keni mungesë hekuri? Konsumoni këto 4 fruta të thata

Keni mungesë hekuri? Konsumoni këto 4 fruta të thata