Çfarë u tha në mbledhjen me dyer të
mbyllura të Asamblesë së PS /Video

Çfarë u tha në mbledhjen me dyer të<br />mbyllura të Asamblesë së PS /Video
Çfarë u tha dje në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste? Zyra e shtypit pranë kësaj force politike ka shuar çdo kureshtje e çdo zë në lidhje me çka u fol në media për diskutimet 6 orëshe në mbledhjen e së mërkurës që mbylli dhe mandatin e kësaj Asambleje.

Partia Socialiste ka shpërndarë me video, fjalimet e një pjesë të anëtarësisë, duke përfshirë këtu fjalimin e kryesocilistit Edi Rama, zëvendskryeministrit Niko Peleshi, ministrit të Financave Arben Ahmetaj, të Energjisë Damian Gjiknuri,  nënkryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e Servet Pëllumbit.

Pjesë e fjalimeve është edhe deputetet kritike Arta Dade dhe Mimoza Hafizi. Ato kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin në PS, por ndërsa kërkesa e tyre nuk u fut fare në rendin e Asamblesë, për propozimin surprizë që erdhi nga kryeministri Rama, të mbajtjes së një referendumi, pritet të vendosë Kongresi i marsit.









  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza