Ndeshja e djeshme mes Spanjës dhe Rusisë përfundoi me 30 minuta shtesë dhe në fund me penallti.

Futbollistët e Spanjës, Koke dhe Astas gabuan në gjuajtjet në 11-metërsh duke i dhënë Rusisë mundësinë për të kaluar në fazën tjetër.

Spanja u eleminua nga Botërori ndërsa Rusia u kualifikua për në çerekfinale.

Pas eleminimit të Spanjës tifozët rusë kanë festuar gjithë natën nëpër rrugët e Moskës duke kënduar.