Çfarë thonë protagonistët e sherrit më PIKANT në fushën e blertë

Çfarë thonë protagonistët e sherrit më PIKANT në fushën e blertë

Në futboll kemi parë nga të gjitha por është e pabesueshme ajo që ndodhi në  “Wembley”  në minutat e fundit të kohëve shtesë të finales së Carabao Cup mes Chelseat dhe Manchester Cityt. Protagonistë ishin trajneri i bluve Maurizio Sarri dhe portieri Kepa Arrizabalaga.

Sarri vendos ta zëvendësojë Kepën dhe thërret portierin e dytë Caballero, ia komunikon këtë gjë arbitrit të katërt por portieri spanjoll refuzon të zëvendësohet.Pas disa minutash diskutime  dhe një shfaqje në formën e surreales Kepa qëndron në fushë pavarësisht se Caballero ishte gati. Maurizio Sarri “çmendet” fare dhe në një moment drejtohet nga dhomat e zhveshjes për t’u larguar  por kthehet sërish në pankinë.

Më pas çdo gjë vijon normalisht dhe City fiton tek penalltitë. Një gjest që bëri xhiron e rrjetit dhe që habiti gjithë botën e futbollit por në fund të ndeshjes Sarri e quajti thjesht një keqkuptim duke thënë: “Mendova se kishte një problem dhe se nuk mund të luante por mjeku më shpjegoi situatën “ nënvizoi trajneri italian.

Edhe nga Kepa mbërriti pas ndeshjes një mesazh që e ç’tensionon situatën:” Nuk kam pasur qëllim të mos i bindem trajnerit por ishte një keqkuptim në një moment kur edhe ndeshja kishte tension. Sarri mendoi se unë u dëmtova dhe ajo që doja të bëja ishte t’i shpjegoja se isha mirë” e mbyll portieri spanjoll. Ndërsa tifozët e londinezëve kritikuan kapitenin Azpiliqueta që nuk e zgjidhi këtë situatë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 16- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 16- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku