Epidurali nënkupton vendosjen e një kateteri në hapësirën epidurale në regjionin lumbar, përmes të cilit administrohen anestetikë lokal (bupivacaine apo ropivacaine), me anë të cilëve bllokohet dhembja pa e ndaluar procesin e kontraksioneve të mitrës që janë të domosdoshme për procesin e lindjes.
Shkencërisht është vërtetuar se pikërisht momenti që e kërkoni është pikërisht koha e duhur për ta bërë atë. “Koha e duhur për të dhënë epiduralin është kur gruaja kërkon lehtësim dhimbjeje. Nëse nënat kërkojnë një epidural herët gjatë lindjes, nuk ka arsye pse stafi mjekësor të refuzojë,”- është shprehur studiuesi Dr. Ban Leong Sng.

Komente

