Sot Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare në orën 10:00 për të shqyrtuar në parim projekt/buxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale, të miratuara më herët në komisionet parlamentare.
Seanca pritet të zhvillohet në një klimë tensioni politik, pasi opozita do të përfaqësohet me një numër të reduktuar deputetësh. Janë 13 deputetë të Partisë Demokratike të përjashtuar përfshirë shefin e grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe sekretarin e përgjithshëm Flamur Noka.
Ndërkohë një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të votojë kundër projekt-buxhetit. Sipas tij buxheti u hartua tërësisht në fshehtësi dhe nuk u konsultua.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe për paketën fiskale, ku sipas tij është kundër qytetarëve, biznesit të vogël, por edhe investimeve të huaja.
Buxheti i vitit të ardhshëm kap vlerën 10 miliardë lekë. Pasi të miratohet në parim në Kuvend, buxheti rikthehet sërish në komision për shqyrtim nen për nen, e për të kaluar sërish në Parlament për miratimin në tërësi.
lajm ne perditesim...

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë...









Komente
Komento