Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola do ta ketë në dispozicion Çesk Fabregasin për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit, që zhvillohet, të martën, në “Nou Camp”. Fabregas mungoi në dy ndeshjet e fundit të skuadrës së tij për shkak të dhimbjeve në shpinë por pritet të luajë në formacion në sfidën emocionuese.

“Fabregas në ditët e kaluara është ankuar për dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, por ato probleme janë shëruar dhe ai tashmë ndihet shkëlqyeshëm. Edhe pse kemi menduar se nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit kundër Milanit, ai megjithatë do të jetë në listën zyrtare të lojtarëve për këtë sfidë”, ka thënë Guardiola.

Ndeshjen e parë kundër Milanit në “San Siro”, Barcelona e ka mbyllur pa gola, prandaj për kalimin në çerekfinale i duhet patjetër të shënojë fitore, ndërsa kuqezinjve i mjafton dhe një barazim me gola ndaj katalanasve.(rb/shqiptarja.com)