Champions, Barcelona-Juventus
në finalen e Berlinit më 6 Qersho
Barcelona-Juventus do të jetë finalja e Berlinit më 6 Qershor për këtë edicion në Champions League. Juventusi arriti që të nxjerrë jashtë në gjysmëfinale Realin e Madridit pas barazimit 1-1 në ndeshjen e kthimit në Spanjë.
Barcelona-Juventus do të jetë finalja e Berlinit më 6 Qershor për këtë edicion në Champions League. Juventusi arriti që të nxjerrë jashtë në gjysmëfinale Realin e Madridit pas barazimit 1-1 në ndeshjen e kthimit në Spanjë.
Reali kishte ndeshjen nën kontroll absolut në pjesën e parë duke shënuar fillimisht me Ronaldon me penallti pas pengimit të gabuar të James në zonë. Minutat pas golit ishin mjaft të mira për vendasit, pasi krijuan shumë raste për shënim me Benzema, Bale dhe Ronaldo, por mungesa e qetësisë para portës bëri që të mos finalizonin me saktësi. Megjithatë pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Realit.
Në pjesën e dytë Juventusi rriti ritmin e lojës duke kërkuar golin e barazimit, të cilin e gjeti me Moratën pas një rrëmuje në zonë në minutën e 57’. Ky ishte goli i dytë i shënuar nga spanjolli përballë ekipit që e huazoi. Sulmuesi shënoi golin e parë të ndeshjes në Torino, por edhe të parin dhe më të rëndësishmin në Spanjë në stadiumin “Bernabeu”.
Në minutat në vazhdim, Reali kishte të gjithë kohën e mjaftueshme në dispozicion për të shënuar golin e dytë që të dërgonte ndeshjen në shtesë, por deri në përfundimin e kohës së rregullt dhe 4 minutave shtesë nuk arriti që të çante mbrojtjen e Juventusit duke u dorëzuar dhe pranuar disfatën.
Pas eliminimit në Madrid pritet ‘tërmet’ pasi sipas të gjitha gjasave edhe nga kampionati do të dalin me duarsh bosh, pasi Barcelona thuajse ka siguruar titullin. Ndërsa në kampin tjetër Juventusi pret i qetë finalen e madhe, pasi kampionatin ka disa javë që e ka siguruar dhe tashmë mendon vetëm për Berlinin më 6 qershor.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Djathtas 1912’, Kulluri i përgjigjet sulmeve të Berishës: S’na kishte marrë malli për fjalimet e shokut Enver! Te ne s’ka njerëz të përfshirë me krimin, gjeji te oborri jot
13 Tetor, 11:58
-
Media franceze ‘Le Figaro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të mira për të lundruar në Europë
13 Tetor, 11:51
-
Qeveria gjermane ndryshon 'paketën e sigurisë'
13 Tetor, 11:36
-
Gjirokastër/ Morën peng një 53-vjeçar dhe e kanosën për t'i marrë paratë, 2 të arrestuar
13 Tetor, 11:24
-
Policia Rrugore bën bilancin/Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon, 24 të arrestuar në Tiranë
13 Tetor, 11:18
-
A ka Izraeli një strategji për kohën e pas luftës?
13 Tetor, 11:10
-
Lufta/ Media: Sulmi izraelit shkatërron një xhami në Libanin jugor, pesë të vdekur
13 Tetor, 11:07
-
Këngëtari shqiptar braktisi muzikën për fenë islame: Më lejohet të marr 4 gra tani
13 Tetor, 10:53
-
Tiranë/ Shpërthim me tritol në banesën e 72-vjeçarit në Laknas (EMRI)
13 Tetor, 10:38
-
Dhunë ndaj grave e vajzës së mitur, 3 të arrestuar në Tiranë
13 Tetor, 10:35
-
Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?
13 Tetor, 09:56
-
Durrës/ Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet 45-vjeçarja me 2 emra! Pritet ekstradimi (VIDEO)
13 Tetor, 09:53