Champions, City e Atletiko kërkojnë
kualifikimin që në ndeshjet e para

Champions, City e Atletiko kërkojnë<br />kualifikimin që në ndeshjet e para
Sonte do të zhvillohet dy ndeshjet e fundit për këtë raund, përsa u përket akteve të para. Manchester City udhëton për në Ukrainë, teksa do të përballet me Dinamon e Kievit, një kundërshtar i lehtë në letër, që do ta donin të gjithë ta kishin përballë.

Megjithatë fusha do të tregojë forcën reale të dy ekipeve, por City shikohet favorit absolut për të kaluar më tej, aq më tepër që ndeshjen e kthimit e zhvillon në shtëpi. Në Holandë zhvillohet ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme mes PSV dhe Atletikos së Madridit.

Spanjollët pa shumë zhurmë si në kampionat ashtu edhe në Champions League po i ngjisin shkallët me qetësi, larg presionit dhe në formë të mirë duke paralajmëruar se mund të shkojnë larg.

Trajneri Simeone ka në dispozicion grupin dhe është gati për të tentuar kualifikimin që në ndeshjen e parë edhe pse në fundjavë do të ketë një ndeshje të vështirë në kampionët përballë Realit në derbi dhe duket të kursejë energjitë në një drejtim.

Trajneri i PSV, Phillip Cocu ka lavdëruar trajnerin argjentinas, Diego Simeone, për të cilin tha se e ka transformuar Atletiko Madridin. “Atletiko është skuadër tjetër nga ajo kur unë luaja në Spanjë. Ata kanë trajner dhe lojtarë të tjerë, por është mirë të shohësh se si Simeone e ka transformuar këtë skuadër”, tha Cocu.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të