Champions, City-PSG duel i hapur
Reali i Madridit kërkon përmbysjen

Champions, City-PSG duel i hapur<br />Reali i Madridit kërkon përmbysjen
Pavarësisht humbjes së rëndë 0-2 në Gjermani nga Ëolfsbourg në Madrid as që e mendojnë eliminimin. Kjo ka qenë deklarata që ka bërë trajneri I Real Madrid, Zinedine Zidane, një ditë përpara sfidës së kthmimit me gjermanët.

“Madridi asnjëherë nuk e mendon se mund të eliminohet. Madridi gjithmonë ka objektiv kalimin në turin tjetër. Ne gjithmonë duam më tepër. Kjo është edhe arsyeja se pse është klubi me më shumë trofe në Europë”, ka deklaruar Zidane.

Trajneri francez do ketë një armë më shumë në ndeshjen e sotme, pasi është rikthyer nga dëmtimi Karim Benzema. Sulmuesi francez është pika e referimit për repartin e avancuar, ndaj prezenca e tij në fushë në një ndeshje kaq deçisive është një plus për ekipin.

Ëoflsbourg veç rezultatin të pastër që siguroi në ndeshjen në fushën e vet ka treguar se është një skuadër që nuk mposhtet kollaj, ndaj fitorja me mbi 2 gola diferencë, që u duhet madrilenëve për kualifikim është një detyrë tejet e vështirë.

Gjithsesi  kjo nuk e tremb Zidane, I cili në karrierën e tij si futbollistë ka kaluar shumë ndeshje të tilla. “Reali I Madridit ka realizuar disa përmbysje të mëdha në të kaluarën. Të martën është ndeshja jonë më e rëndësishme e sezonit, por unë nuk ndiej ndonjë presion më të madh se sa zakonisht”

Barazimi 2-2 në Paris, midis PSG e Manchester City I jep një avantazh të vogël angelzëve për ndeshejn e sotme. Rezultatet e barabarta 0-0 dhe 1-1 do të kualifikonin City-n, por kur përballë ke një skuadër që ka sulmues si Zlatan Ibrahimovic, Angel Di Maria dhe Edison Cavani vështirë se mund të mendosh që të kalosh një mbrëmje të qetë. Aq më tepër që trajnerit të skuadrës angleze, Manuel Pellegrini, do t’I duhet që të luajë pa qendërmbrojtësin e tij titular, Vincent Kompany.

Mbrojtësi belg ka gati një muaj I dëmtuar, dhe pritej që të kthehej për këtë takim, por sipas trajnerit Pellegrini: “Ai nuk është 100% në kondicionin e duhur”. Mbrojtësi tjetër I City-t, Nicolas Otamendi është rekuperuar nga një dëmtin që pësoi në kampionat dhe po kështo do të jetë në gjendje të luajë edhe mesfushori David Silva.

Nga ana tjetër PSG nuk ka mungesa serioze. Trajneri I ekipit francez, Laurent Blanc ka deklaruar se ekipi I tij është I detyruar që të luajë lojë sulmuese sepse vetëm duke shënuar ka shanse kualifikimi.

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)