Champions dhe La Liga, Zidane:
Real Madrid ka 3 finale për 2 trofe

Champions dhe La Liga, Zidane:<br />Real Madrid ka 3 finale për 2 trofe
Në prag të ndeshjes përballë Celta Vigo, trajneri i Realit të Madridit, Zidane shprehet se për momentin mendon vetëm për kampionatin dhe jo për finalen e Champions League.
 
"Na mbeten dhe 3 finale. Në La Liga kemi edhe dy ndeshje. Fizikisht jemi mirë dhe duam të fitojmë ndaj Celtës.
 
Nuk ndihemi ende kampionë të Spanjës pasi duhet të luftojmë deri në javën e fundit.
 
Nuk kemi fituar akoma asgjë dhe nuk mund të relaksohemi. Duhet ti bëjmë gjërat mirë në 3 ndeshjet e mbetura pasi vetëm kështu mund të fitojmë 2 trofe. 
 
Përsa i përke të ardhmes së James, mund të them se ai është këtu me ne, nuk është stërvitur sepse ka marrë një goditje të fortë
" përfundoi ai.

Reali i Madridit nesër ndeshet me Celta Vigo dhe të dielën me Malaga, ndërsa në 3 qershor me Juventusin në finalen e Champions.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi