Champions,Dopiete ëndrrash e Messit
Barca 'shtyp' Bayernin e mposht 3-0

Champions,Dopiete ëndrrash e Messit<br />Barca 'shtyp' Bayernin e mposht 3-0
Barcelona shtyp Bayern Mynih duke e fituar 3-0 ndeshjet e parë gjysmëfinale të zhvilluar në “Camp Nou”.

Katalanasit tashmë janë më pranë finales së Berlinit duke zhvilluar një superndeshje në të cilën gjermanët e Pep Guardiolës rezistuan deri në minutën e 77-të ndërsa më pas nisi festivali I Leo Messit.

Ylli argjentinas tregon se është ende lojtari më I mirë në botë dhe në 3 minuta shënon dy supergola.

Për të siguruar rezultatin mendon braziliani Neymar që në shtesë vulos rezultatin përfundimtar Barcelona-Bayern Mynih 3-0.Ndeshja e kthimit do luhet të martën tjetër por bavarezëve u duhet vetëm një mrekulli për të kaluar.

messi goal

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë