Champions, Halim Kosova nuk i
sjell fat Bayernit, pranë eliminimit

Champions, Halim Kosova nuk i<br />sjell fat Bayernit, pranë eliminimit
Pas zyrtarizimit si kandidat për kryetar bashkinë të Tiranës, Halim Kosova ka qenë pjesë e ngjarjeve sportive të ditëve të fundit, teksa fillimisht ndoqi derbin e 142 Partizani-Tirana që u nda në barazim 2-2.

Ndërsa mbrëmjen e së mërkurës bashkë me stafin përcolli gjysmëfinalen e parë Barcelona-Bayern Mynih në amfiteatrin e liqenit. Ashtu sikur shikohet edhe në foto, Kosova është tifoz i ekipit gjerman të Bayernit, teksa mban veshur fanellën e gjermanëve, të cilët u shkatërruan nga spanjollët 3-0 në ndeshjen e parë. Në statusin e tij në Facebook kandidati për bashkinë e Tiranës nuk komenton ndeshjen, por mjaftohet me vlerësimin e lojës.
halim kosova
“Me tifozët simpatikë të Bayern në Tiranë. Ndeshje spektakolare, organizim fantastik në amfiteatrin e liqenit”. Humbja e pësuar në Spanjë nga Barcelona, thuajse e ka nxjerrë nga gara për finalen e madhe në Berlin ekipin e kandidatit të PD, Bayern Mynih.

d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë