Champions, Ibrahimoviç sposton 
 Çelsin, Benfika në çerekfinale

Champions, Ibrahimoviç sposton <br /> Çelsin, Benfika në çerekfinale
Champions League u njoh këtë të mërkurë me dy çerekfinalistët e radhës PSG dhe Benfica. Të besuarit e Laurent Blanc mbrojnë rezultatin e ndeshjes së parë 2:1 që u zhvillua në “Parc de Prince”, duke fituar edhe transfertën me të njëjtin rezultat.

Diego Kosta barazoi rezultatin për Çelsin në minutën e 27′, duke rihapur takimin për blutë. Ndërsa francezët e PSG-së gjetën golin e avantazhit nga Adrien Rabiot në minutën e 16’ të pjesës së parë, pas një pasimi që mori nga Ibrahimoviç, nga krahu i djathtë. 

Protagonist në golin e parë, ndërsa në minutën e 67 të takimit, suedezi do të vuloste edhe eliminimin e londinezëve nga kompeticioni.

Sfidë interesante edhe ajo mes Zenitit dhe Benfikës. Hulk ishte ai që zgjoi shpresat për një përmbysje të rusëve pas humbjes së ndeshjes së parë me rezultatin 1-0. Goli i brazilianit u shënua në minutën e 69, por në të 85-n vjen barazimi nga mesfushori argjentinas Gaitan, ndërsa në minutën e 96 vulosi fitoren e luzitanëve Talisca.

Dy javë më parë ciftet u përballen mes tyre duke shënuar këto rezultate, PSG-Chelsea 2-1 dhe Benfica-Zenit 1-0. Të martën në mbrëmje kaluan për në fazën tjetër Reali Madridit që mposhti Romën me rezultatin e përgjithshëm 4-0, ndërsa gjermanët e Eolfsburg mundën skuadrën belge Gent me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)