Një spektakël më vete ishte sfida e luajtur në "Allianz" të Torinos mes Juventus dhe Tottenham, ndeshje e luajtur deri në minutën e fundit dhe e përfunduar në barazim 2:2. Italianët kaluan dy herë në avantazh brenda 10 minutave të para të ndeshjes me golat e Higuain, përkatësisht në '2 dhe '9. Harry Kane ngushton për Tottenham në të '35. Ndërsa në minutën e 45, Higuain humbet një penallti.
Fraksioni i dytë i lojës nis me anglezët në sulm të cilët arrijnë të barazojnë në minutën e 71 me anë të danezit Eriksen. Rezultati 2:2 mbetet i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Sfida e ardhshme pas dy jave në "Wembly" do jetë përcaktuese për një vend në 1/4 e Champions, me Juventus që falë eksperiencës do tentojë të presë biletën pavarësisht hapit fals në shtëpit, dhe "guximtarëve" të 'Spurs' të cilët në shtëpinë e tyre mund të mposhtin çdo rival.
Në sfidën tjerët, Manchester City bën detyrën ndaj Bazelit të Taulant Xhakës. Zviceranët edhe pse në shtëpinë e tyre, iu imponuan humbjes 4:0 nga miqtë. Gundogan '14, 53, Bernardo Silva '18 dhe Aguero '53 i dhanë fitoren në transfertë ekipit të Pep Guardiolës. Me këtë fitore, Manchester City hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit për në çerekfinalet e Champions League.
[gallery]25559[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

FOTO








