Champions, Juve nuk zhgënjen
Leicester fitore historike ndaj Seviljes

Champions, Juve nuk zhgënjen<br />Leicester fitore historike ndaj Seviljes
Juventus dhe Leicester City janë kualifikuar për në fazën çerekfinale të UEFA Champions League. 

Italianët fituan edhe ndeshjen e kthimit përballë portugezëve të Portos me rezultatin 1:0, duke e çuar kështu në 3:0 rezultatin e përgjithshëm. 

Edhe në sfidën e kthimit në Torino, Portos, ashtu si dy javë më parë në "Dragao" mbeti me 10 lojtarë prej minutës së 42 kur Juventus kaloi në avantazh. 

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Dybala, i cili ekzekutoi saktë një penallti të shkaktuar nga Maximiliano Pereira, pasi preku topin me dorë. Për pasojë, mbrojtësi portugez la fushën e lojës pas ndëshkimit me karton të kuq. 
 

Minutat e mbetura të lojës nuk sjellin asgjë për t'u shënuar, teksa Juventus siguron lehtësisht biletën për në 1/4 e Championsit. 

Fitore historike ka qenë ajo e Leicester Cityt 2:0 ndaj Seviljes, të cilët arritën të përmbysnin falë dy golave të Ees Morgan në minutën e 27 dhe Albrighton në të '57, humbjen 2:1 në ndeshjen e dy javëve më parë në Spanjë. Kampionët e Premier League-s sigurojnë për herë të parë kualifikimin në fazën çerekfinale.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve